Aksident në Elbasan, një i vdekur dhe tre të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në Elbasan. Për pasojë ka humbur jetën një 70-vjeçar dhe kanë pasur lëndime 3 të tjerë, mes tyre dy të mitur.

Policia ka vënë nën hetim  në gjendje të lirë një 39-vjeçar, i cili duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

 


Shtuar 19.08.2023 11:05