Gjyshi i Marsidës: Jetonte vetëm me fëmijët, burrin e dytë e ka në Gjermani
Gjyshi i Marsida Qatjas ka deklaruar për mediat se burri në Gjermani ishte i dyti për mbesën, me të cilin ajo kishte edhe një djalë.

Dy fëmijët e tjerë, sipas tij ajo i ka me burrin e parë.

Gjyshi i saj ka deklaruar se Marsida jetonte vetëm me fëmijët dhe se për ta kjo ngjarja u mor vesh në media.

“E morëm vesh në media. Ishte e papritur. Nuk më ka thënë asnjëherë gjë se mund të kishte pasur konflikt. Nëse do ma thoshte do i dilnim të keqes përpara.

Ajo jetonte vetëm. Ka fëmijët e burrit të parë dhe ka një djalë me burrin e dytë. Ai është në Gjermani. Mund të ketë pasur por mund të ma ketë fshehur për të mos krijuar polemika. Është fëmija im. Mezi është rritur”-, eshte shprehur i moshuari. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2019, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori