Përfshihet nga flakët makina e 35-vjeçarit në Shkodër

Foto ilustruese

Një makinë është përfshirë nga flakët rreth orës 02:50 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Ahmet Haxhija”.

Policia bën me dije se makina tip “Suzuki” në pronësi të shtetasit G. S. 35 vjeç është përfshirë nga flakët.

Automjeti ka qenë i parkuar në oborrin e pallatit dhe si pasojë e zjarrit është djegur pjesërisht. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 02:50, në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, ka rënë zjarrë në mjetin tip “Suzuki”, në pronësi të shtetasit G. S. 35 vjeç.

Automjeti ka qenë i parkuar në oborrin e pallatit dhe si pasojë e zjarrit automjeti është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./albeu.com