"Gjyqi po zvarritet", Tahiri për herë të katërt të Krimet e Rënda
Ish-ministri Saimir Tahiri është paraqitur për herë të katër, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, që prej kohës kur u mor si i pandehur.

Të treja seancat janë shtyrë për shkaqe të ndryshme, ndërsa vetë Tahiri ka thënë se gjyqi ndaj tij po zvarritet për shkak se ka prapavijë politike.

Tahiri dukej sot i qetë, teksa përshëndeti dhe gazetarët, në shoqërinë e avokatit të tij Maks Haxhia.

Mbi ministrin më jetëgjatë të punëve të brendshme rëndojnë akuza të rënda si “korrupsion i zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.
Shtuar më 17/07/2019, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori