Dalin pamjet, policët me vrap përmes qytetit, momenti i arrestimit të të “fortit” të Elbasanit (VIDEO)

Qytetarët e Elbasanit ishin sot dëshmitarë të një arrestimi të beftë në qendër të qytetit, teksa ra në prangat e bluve  Thanas Bejko, një person me precedent të mëparshëm kriminal.

Burime zyrtare thonë se Beko para dy ditësh është përfshirë në një konflikt me një person tjetër por pa e cilësuar konkretisht natyrën e konfliktit dhe personin tjetër.

Albeu ka siguruar momentin  e ndalimit të Thanas Bekos  sot, i cili pas ndalimit futet brenda mjetit tip Range të policisë. Sikundër shihet nga pamjet ai nuk kundërshton por i drejtohet rajonit të policisë për tu marrë në pyetje ndërsa materialet për këtë cështje do t’i referohen prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Kujtojmë se në shtator të vitit 2019 Bejko u akuzua për “Vjedhje me dhune” e kryer në bashkëpunim dhe “Heqja e paligjshme e lirise” e kryer në bashkëpunim, për çështjen e mbajtjes peng dhe dhunimit të taksitit Andi Vyshka, mikut të një gjyqtare në Elbasan.

Asokohe Bejko u la në “arrest shtëpie” nga gjyqtari Tomorr Kullolli por u arrestua sërish pak ditë më pas për thyerjen e masës së sigurisë pasi në vend që të qendronte në banesë u konstatua nga policia në një lokal në autostradën Elbasan- Metalurgji ku dhe taksisti Vyshka deklaroi asokohe se e mbajtën peng. Por i arrestuari i sotëm mësohet se është i afërm i Ilir Bekos, pronarit te disa pikave karburanti në segmentin rrugor Papër-Elbasan ku në vitin 2019  iu gjetën 15 armë zjarri  në ambjentet e karburantit të tij në Papër. Asokohe Ilir Bejko deklaroi  s’kishte asnjë dijeni për armatimin modern që ndodhej në magazinë ndaj u la i lirë nga gjykata kundrejt garancisë pasurore që ai vuri në dispozicion prej 50 milion lekë të vjetra.