Parashikimi i biznesmeni rus: Nëse Ukraina humbet, do të shpërthejë lufta mes SHBA-ve dhe Kinës

Lufta midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për Tajvanin është e pashmangshme nëse Ukraina mposhtet nga Rusia, ka paralajmëruar një kritik i Putinit në mërgim.

Mikhail Khodorkovsky ishte më parë njeriu më i pasur në Rusi si pronari kryesor i kompanisë së naftës Yukos, por u burgos për një dekadë përpara se të falej nga Vladimir Putin në 2013.

Duke folur para se të marrë pjesë në takimin e liderëve globalë në një konferencë të madhe të sigurisë dhe mbrojtjes në Gjermani këtë fundjavë, ai i tha Washington Post se “një luftë e humbur në Ukrainë është një hap drejt luftës në Azi Paqësor”.

“Nëse SHBA dëshiron të shkojë në luftë në Azi, atëherë rruga më e saktë për këtë është të tregojë dobësi edhe në Ukrainë.”

Khodorkovsky tha se e vetmja mënyrë për të shmangur një konflikt të tillë me Kinën ishte rritja e ndjeshme e ndihmës ushtarake perëndimore për Kievin, dhe, në fund, sigurimi i fitores së tij./albeu.com


Shtuar 16.02.2023 13:01