Gjykata i jep të drejtë arkitektit: Mbajtja e maskës me detyrim është e paligjshme
Një gjykatë në Gjermani mori një vendim që mund të ketë implikime në mbarë vendin, sa i takon masave kufizuese kundër Covid 19.

Sipas gazetës BILD, gjykata administrative e Dyseldorfit vendosi se mbajtja e maskës me detyrim është e paligjshme. Vendimi u mor të hënën në një procedurë urgjente, pas një padie që ishte bërë nga arkitekti 68-vjeçar, Johannes Engelhardt.

“Nuk besoj te efektshmëria e maskës. Edhe virologët e kanë vënë në dyshim, duke thënë se nuk na mbron. Për këtë arsye shkova në gjykatë,” tha arkitekti.

“E bëra padinë në emër të shumë qytetarëve dhe pres që qyteti të marr vendim për të hequr kërkesën për mbajtjen e maskës,” tha ai.

Kurse avokati i tij tha se ky vendim është edhe për qytetet e tjera dhe për politikanët, pasi u tregon se nuk mund të bëjnë çfarë të duan. Mbajtja e maskës me detyrim ka hapur debate edhe mes vetë shkenctarëve, ku një pjesë e tyre thonë se efektet e saj në mjedise të hapura janë inekzistente, pa marrë parasysh faktin se për mbajtjen e saj duhet të ndiqen protokolle specifike.
Shtuar më 10/11/2020, ora 10:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori