Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen për ish-kreun e burgut 313
Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i ka kthyer SPAK-ut për plotësim të hetimeve dosjen ndaj ish drejtorit të burgut 313, Eduart Struga.

Kujtojmë se Struga është arrestuar më 3 prill të vitit të shkuar për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Për këtë çështje SPAK mori si të pandehur edhe përgjegjësin e sektorit të logjistikës Florian Ahmetaj.

Sipas hetimeve, drejtori i burgut 313, Eduard Struga, në bashkëpunim me shefin e logjistikës Florin Ahmetaj, i kanë marrë shtetasit I. Paço, si përfitim i parregullt një shumë prej 457.000 mijë lekë të reja me qëllim që ky i fundit të ushtronte aktivitetin tregtar të tregtimit të kafesë nëpërmjet makinetave të vendosura në IEVP.

Tashmë GJKKO thotë se SPAK nuk ka kryer hetime të plota për çështjen në fjalë
Shtuar më 15/01/2021, ora 13:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori