“Nga hapja e zyrës për punësim dhe bursat për studentët”, Rama konferencë të përbashkët me kryeministrin e Bavarisë

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Tiranë kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder.

Gjatë konferencës së përbashkët, Rama tha se dy liderët diskutuan për çështje me rëndësi për dy vemdet.

Për hapjen e një zyre të Bavarisë në Tiranë për zhvillimin e sipërmarrjes, hapjen e një shtëpie kulture bavareze dhe mbështetja e të rinjve shqiptarë dhe bavarezë.

Një ndër to bursat për studentët. Rama tha se Bavaria mund të ofrojë bursa për studentët shqiptarë të cilët duan të studiojnë në universitetet bavareze. Ai tha se Shqipëria do të përqendrohet në firmosjen e marrëveshjeve për lidhjen me universitetet mes dy vendeve.

Ne do kërkojmë sa më shumë lidhje me universitetet dhe me programet që ato kanë,. Kemi folur edhe për bursa për studentët shqiptarë në Bavari dhe kështu me rradhë duke u rikthyer tek ajo që në dukje është diçka e vogël por është një kthesë shumë e rëndësishme, zyra e zhvillimit të sipërmarrjes Bavareze këtu në Shqipëri. Ka ardhur edhe përfaqësuesi i Bavarisë për të ofruar mundësi të investimit të sipërmarrjeve nga Bavaria dhe nga ana jonë ne do të lehtësojmë procedurat për firmosjen e marrëveshjeve të tilla”, tha Rama.

Ndërkohë kryeministri i Bavarisë tha se vendi I tij do të hapë një zyrë kontakti në Tiranë për këdo që dëshiron të punojë në Bvavari.

Ai tha se do të hapet një zyrë kontakti me qëllim që të rritet bashkëpunimi për ata që duan të vijnë për punë në Bavari.

“Premtova të vij këtu sepse kemi të bëjmë me një lidhje historike mes 2 vendeve tona, kur Europa më e fortë me Ballkanin Perëndimor. Të bëjmë të mundur që Shqipëria që ka zhvilluar procese të rëndësishme të reformave të përshpejtojë ecurinë në BE. Ne ndajmë ndjenjat e vlerësimit dhe kemi shpresë se çfarë do të bëni se do të mbetemi të lidhur me njëri tjetrin, me marrëveshjet e sotme, do të vendosim në aplikim disa marrëveshje për drejtësinë, ekonomisë, teknologjinë, bujqësinë, bëhet fjalë për bashkëveprimin mes Parqeve tona kombëtare dhe një pikë tjetër është tema që ka të bëjë me arsimin, do të ngremë një shtëpi bavareze me kulturë bavareze, oferta e sotme mund të ishte fillimi për shumë ide të tjera. Do të hapim një zyrë kontakti këtu që do të rrisë bashkëpunimin, për ata që duan të vijnë në BE është që njerëzit nga Shqipëria të vijnë dhe të punojnë te ne, do keni mbështetjen tonë në rrugën drejt Europës”, tha Söder./albeu.com/