E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Gjykata e Durrësit nuk i dha mandadin kandidates së PS-së, zbulohet arsyeja
Disa javë pas përfundimit të procesit zgjedhor të 30 qershorit, kandidatja e PS për Bashkinë Durrës, Valbona Sako, pasi ka fituar përballë kandidates së partisë Bindja Demokratike, ka bërë kërkesë në Gjykatë për konfirmimin e mandatit 4-vjeçar.

Por kjo kërkesë nuk është pranuar nga Gjykata e Durrësit.

Sipas dokumentit zyrtar, Gjykata ka dhënë argumentimin se procesi nuk është i ligjshëm, pasi Bindja Demokratike është regjistruar jashtë afatit zyrtar, duke i bërë këto zgjedhje nul.

"Partia "Bindja Demokratike" është regjistruar në Gjykatë në datën 24/04/2019, pasi kishte përfunduar afati për regjistrimin e subjekteve në KQZ, për zgjedhjet vendore.

Gjykata konstaton si akte absolutisht të pavlefshme aktet e mëposhtme:

Vendimi për regjistrimin e "Bindjes Demokratike" për zgjedhjet vendore

Për miratimin e mbajtjes së fletës së votimit

Për nxjerrjen e rezultatit të votimit

Gjykata pasi analizoi çështjen në tërësi, arriti në përfundimin se kërkesa e Valbona Sakos për vërtetimin e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Durrës duhet rrëzuar", thuhet ndër të tjera në këtë dokument.

Shtuar më 17/07/2019, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori