Aksident i rëndë në Tiranë, një i vdekur dhe tre të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Unazë të Re, tek mbikalimi i Saukut, në Tiranë.

Mësohet se një mjet që vinte nga Elbasani, ka dalë nga rruga dhe dyshohet se një vajzë ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë mebtur të lënduar.

Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vengjarjes./albeu.com