Sot seanca e Jashtëzakonshme e
Kuvendit filloi me debate pasi deputeti
Kujtim Gjuzi kishte ardhur pa lexuar rezolutën e paraqitur nga e majta si masë kundër dekretit të Metës për emërimin e Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese.
Gjuzi kërkoi 45 minuta kohë të lexonte projektrezulutën, por Ruçi tha se ajo ndodhej e botuar që prej ditës së djeshme në
faqen e
Kuvendit.
Debati
Kujtim Gjuzi: Duam 45 minuta që t’i hedhim një sy
rezolutës. Kjo rezolutë i bie që të shkarkojë Presidentin, ndaj na duhen këto minuta.
Gramoz Ruci: Projekt rezoluta ka qenë publike në
faqen zyrtare të Parlamentit. E shfrytëzonit kohën, kanë kaluar 12 orë. Pra, procesverbali miratohet.
Shtuar më 15/11/2019,
ora 11:12