Gjuzi: Mos bini pre e provokimeve
Deputeti i cili doli nga listat e PD, Kujtim Gjuzi ka hapur një faqe të re në Facebook dhe i ve në dukje qytetarët se kjo është faqja zyrtare e tij dhe se të tjerat s’kanë lidhje me të.

“Përshëndetje Miq ! Kjo është faqja zyrtare e Kujtim Gjuzit. Çdo faqe tjetër është e paautorizuar dhe ju lutem mos bini pre e provokimeve!, shprehet Gjuzi teksa tregon edhe faqen.

Një ditë më parë deputeti u shfaq në KQZ, ku dëgjoime shumë vëmendje debatin mes Ivi Kasos dhe Denar Biba edhe pse ky debat nuk kishte lidhje me të.
Shtuar më 22/05/2019, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori