Gjuzi i jep flamurin Bushatit, cili është qëllimi i tij
Deputeti Kujtim Gjuzi në seancën e sotme ka ngritur lart flamurin shqiptae për shkak se ka qenë i irrituar me mazhorancën se në disa prej komisioneve parlamentare mungon simboli i shtetit shqiptar.

Pasi e ka nxjerrë nga një çantë, Gjuzi ia ka dhënë flamurin deputetit të PS-së Ervin Bushati, dhe i ka kërkuar që ta vendosë në sallat e komisioneve.

Deputeti konservator shkoi deri aty sa tha se do i kërkonte shkarkimin e çdokujt që drejton komisionet, kryeministrit Rama, në rast se përsëritej mungesa e flamujve.

”Nuk dua si parti konservatore, të shoh komisione që iu mungon flamuri kombëtar. Nuk ka shans më, ka ardhur partia Konservatore, e kam ruajtur flamurin e qendisur nga familja e Kazazëve dhe Belishova.

Iu kërkoj ju zonja e nderuar nënkryetare, dhe deputetit Ervin Bushati, që ta merrni flamurin dhe ta vendosni në çdo komision, është i qendisur me dorë si te Marigoja. Do i kërkoj kryeministrit Rama që të shkarkojë këdo që nuk e respekton këtë rregull”, u shpreh Gjuzi.

Ndërkohë që nuk mungoi as sportiviteti i Bushatit, i cili iu drejtua foltores së Kuvendit, duke marrë flamurin kuqezi.


Shtuar më 12/02/2020, ora 12:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori