Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

Ekzistojnë disa arsye se përse një person është më i prirur të pickohet nga mushkojnjat se sa të tjerët rreth tij.

Por lajmi i mirë është se disa nga këto faktorë që të bëjnë kaq joshës ndaj insekteve gjakpirëse janën nën kontrollin tënd.

Të gjithë jemi në dijeni të pranisë bezdisëse të tyre dhe kruajtjes së padurueshme që të shkaktojnë. Gjithashtu, këto insekte janë edhe transmetues të sëmundjeve si: malaria, zika, ethet e vredha dhe një sërë virozash që duhen shmangur.

Gjithkush që kanë qenë shënjestër e sulmit të armiqve gjakpirës është munduar të shpjegojë arsyen se përse disa individë priren të jenë më shumë të “shijshëm” se disa të tjerë. Jo, nuk është për shkak të gjakut të ëmbël!…

Më poshtë keni disa nga arsyet që bëjnë që mushkonjat të “duan gjakun e disave me shume se të tjerëve”:

1. Ngjyra e rrobave:

Nëse vendosni të vishni veshje ngjyrë të kuqe ose ngjyra të errëta si të zezë apo blu, keni më shumë shance që të tërhiqni këto insekte. Arsyeja? – Mushkonjat qëndrojnë pranë tokës. Nga ai këndvështrim ata krahasojnë siluetën tënde me horizontin dhe bëjnë të mundur që ngjyrat e errëta të bien më shumë në sy.

2. Grupi i gjakut

85% e njerëzve prodhojnë një lloj sekrecioni që e bën të dallueshëm grupin e tyre të gjakut tek kafshët. Njerëzit me grupin e gjakut O janë 83% më të prirur që të pickohen se sa grupet e tjera. Më pak të prirurit janë njerëzit me grupin e gjakut A, ndërsa ata me grupin B janë diku në mes.

3. Pija

Të pirit alkool rrit shkallën metabolike dhe temperaturën e trupit, dy cilësi që të bëjnë më tërheqës tek mushkonjat.

4. Pesha

Mushkonjat mund të dallojnë sasinë e karbonit që një person nxjerr. Kjo sasi është akoma më e madhe tek njerëzit mbi peshë dhe gratë shtatzëna. Një grua shtatzënë mund të nxjerrë frymëmarrje 21% më shumë se sa një grua jo shtatzënë.

5.Kimia trupore

Njërëzit me përqëndrime më të mëdha steroidesh apo kolesteroli të mbetura në lëkurë, janë më të rrezikuar nga pickimet. Gjithashtu dhe medikamentet që merrni mund të ndryshojnë erën tuaj trupore duke ju bërë më tërheqës tek mushkonjat./albeu.com/