"Gjunjëzohet" edhe Vatikani, konfirmohet rasti i parë me koronavirus
Rasti i parë më koronavirus është konfirmuar në Vatikan.

Duke iu referuar zëdhënësit të Vatikanit, Matteo Bruni, mediat italiane bëjnë me dije se rasti i parë është konfirmuar gjatë mëngjesit të sotëm pas daljes së rezultatit të analizave.

Deri më tani, të gjitha rajonet e ITalisë janë prekur nga koronavirusi, ku numri i të vdekurve ka arritur në 148 kurse i të prekurve në 3 296.

Autoritetet italiane kanë mbyllur shkollat deri në 15 mars, ndërsa kanë marrë në konsideratë shtyrjen e mbyllljes deri në 7 prill.

Shtuar më 06/03/2020, ora 10:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori