Gjuajti me këpucë Ramën, lirohet nga burgu protestuesi
Ditën e sotme Gjykata ka liruar një protestuesin Ilir Katiraj, i cili ishte arrestuar pasi gjuajti me këpucë kryeministrin, gjatë protestave të Astirit.

Ilir Katiraj, në Dhjetor të vitit të kaluar u lirua nga masa e “arrestit me burg” pasi në muajin Nëntor po të vitit 2018 kishte goditur me këpucë kryeministrin Edi Rama.

Katiraj është liruar nga burgu një muaj më vonë pasi Gjykata dha ndaj tij masën e detyrimit të paraqitjes.

I pranishëm ishte edhe ish-deputeti i PD, Klevi Balliu i cili në një prononcim për gazetarët tha se qeveria duhet të largohet sa më parë.
Shtuar më 06/06/2019, ora 15:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori