Gjithmonë pranë, Landi Hysi i bën urimin emocionues djalit të Dr. Florit (FOTO LAJM)

Gjashtë vite më parë u nda nga jeta këngëtari Floran Kondi, i njohur nga të gjithë si Doktor Flori.

Një lajm që shkaktoi dhimbje dhe hidhërim të madh, sidomos tek njerëzit e tij të ngushtë.

Landi Hysi, shoku i tij i ngushtë, vijon të kujdeset herë pas here për familjen e tij, vajzën e tij Kaltra dhe djalin Daniel, i ardhur në jetë pak kohë para ndarjes nga jeta e të atit, me aftësi ndryshe.

Ditën e djeshme, Dani i vogël ka festuar ditëlindjen dhe Landi është kujdesur që ta surprizojë.

Ai ka ndarë disa fotografi, teksa vogëlushi fryn tortën duke shkruar, “Dje. Sot. Përgjithmonë! Gëzuar Dani! Dhe mbaj mend që ashtu siç ke emrin, ashtu është! Vetëm Zoti është gjykatësi yt!”

Shtuar më 09/09/2020, ora 16:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori