Gjithmonë gati me kamera për të filmuar turistët, Klosi rrefuzohet nga i lënduari në Alpe (FOTO & VIDEO)
Ministri i Turizmit Blendi
Klosi, ka vendosur të vizitojë turistin i cili gjatë ditës së djeshme u aksidentua në
Alpe, duke thyer kështu këmbën.
Turisti Wojtek
Markieëicz u gjet mbrëmjen e kaluar pas shumë orësh kërkime me këmbë të thyer. Ai po trajtohet në Spitalin e Shkodrës, aty ku i ka shkuar edhe
Klosi për vizitë me një dhuratë që e mbante në qese.
Por këtë rradhë
Klosi nuk kishte menduar se
turisti do të rrefuzonte kamerat dhe aparatet fotografikë.
Reagimi i
Markieëicz ishte i menjëherëshëm dhe nuk priti as të përshëndetej, për të kërkuar largimin e kamerave.
Klosi i vënë në siklet u detyrua të pranojë dhe u tha punonjësve të tyre: “S’duam kamera, faleminderit”.
Disa minuta më pas zyra e shtypit të Klosit, publikoi këto
foto, që siç duket japin krejtësisht një situatë tjetër nga ajo e videos.
Shtuar më 30/08/2019,
ora 15:27