"Gjithçka ndodhi befasisht", gazetarja tregon çfarë i tha Prokurori fill pas atentatit
Gazetarja Anila
Hoxha duke folur për OPEN, ka treguar se çfarë i ka thënë prokurori Arjan
Ndoja, fill pas pas atentatit që pësoi disa ditë më parë në mbikalimin e Shkozetit.
Hoxha ka deklaruar se Ndojën e ka takuar në spital, ku ishte i rrethuar nga familjarët dhe njerëzit e afërt.
Gazetarja shtoi se prokurori në rrëfimin e tij a theksuar se
gjithçka ishte e befasishme dhe ndaj nuk i kishte parë autorët.
“Unë e kam takuar prokurorin
Ndoja mesnatën e të shtunës, ishte i rrethuar nga miqtë e tij dhe familja e tij nga njerëzit më të afërt.
E pyetja nëse i kishte parë autorët, dhe çfarë mbante mend ai nga breshëria e armëve. Ai më tregoi se ishin gjendur të befasuar dhe nuk kishte parë asgjë sipas prokurorit
Ndoja. Pra ndodhi
gjithçka befasisht tha.
Sikundër e përshkroi, nuk kishte dëgjuar as zhurmat e armëve. Ishte
gjithçka e befasishme”, tha Anila
Hoxha. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2019,
ora 13:41