Gjirokastra zonë e kuqe, qytetarët prej ditësh në pritje të përgjigjeve të testit
Ndonëse Gjirokastra është shndërruar në një zonë të nxehtë të përhapjesCovid, vonesa e përgjigjeve të testimeve vijon të mbetet në fuqi në këtë qytet.

Mësohet se ende nuk kanë ardhur përgjigjet e tamponëve duke nisur që nga data 11 e këtij muaji, ndërkohë që janë rreth 200 qytetarë që kanë mbetur pa përgjigje.

Mes mostrave që janë marrë janë dhe ato të vetë bluzave të bardha, mësuesve, efektivëve të Policisë apo punonjësve të tjerë në administratë.

Kjo vonesë e bën të pamundur gjurmimin e kontakteve apo parandalimin e përhapjesCovid 19.

ë një dalje për mediat gjatë ditës së sotme, ministrja e shëndetëisë Ogerta Manastirliu e pranoi se vonesat janë të pranishme, por sipas saj kjo është normale duke iu referuar kapaciteteve që ka në dispozicion vendi ynë.

Shtuar më 15/11/2020, ora 14:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori