Gjinushi në krye të ASH, pedagogia nxjerr "zbuluar" kryetarin
Skënder Gjinushi u zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave me 35 vota pro. Polemikat për vendosjen e tij në krye të këtij institucioni ishin të shumta dhe u kundërshtuan kryesisht nga akademiku Artan Fuga.

Pedagogia Dhurata Shehri së fundmi është shprehur se ka gabuar kur mendoi se kishte mbetur ende ndonjë akademik në Shqipëri. Ajo publikoi dhe CV-në e Gjinushit ku "zbulon" kontributin shkencor të tij në 30 vitet e fundit.

STATUSI I PLOTE

Gabova rëndë ku mendova se kishte mbetur ende ndonjë akademik në Shqipëri!
Duke nisur nga “kryetari”, CV-në e të cilit ju ftoj ta lexoni për te gjetur kontributin shkencor te 30 viteve të fundit!

Skënder GJINUSHI (1949–). Matematikan, profesor, akademik. Lindi në Vlorë. Shkollën e mesme e kreu në Tiranë dhe përfundoi studimet e larta në Universitetin e Tiranës në vitin 1972. Gjatë viteve 1973–1977 kreu studimet pasuniversitare në Francë (Universiteti Pierre e Marie Curie, Paris VI) dhe fitoi titullin “Doktor” i ciklit të tretë në analizën funksionale. U emërua pedagog në katedrën e matematikës së specialitetit në Fakultetin e Shkencave Natyrore të Universitetit të Tiranës (1972).

Skënder Gjinushi ka botuar tekstet “Bazat e topologjisë së përgjithshme” (1986), “Analiza funksionale” (1988), “Probleme të analizës funksionale (1992) dhe një varg artikujsh
shkencorë në fushën e analizës funksionale. Në vitet 1987–1991 ka qenë deputet i Kuvendit Popullor dhe ministër i Arsimit. U aktivizua në proceset politike pluraliste
dhe më 1991 u zgjodh kryetar i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, funksion që vazhdon ta mbajë. Nga viti 1992 deputet në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar i Kuvendit
(1997–2001); zëvendëskryeministër e ministër i Punës dhe i Çështjeve Sociale (2001–2002).
Shtuar më 26/05/2019, ora 10:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori