Gjinushi merr Akademinë e Shkencave, Fuga: Ky është akt jo ligjor
Ditën e sotme, u zhvillua mbledhja me dyer të mbyllura në Akademin e Shkencave, ku është vendosur edhe kryetari i ri i Akademisë, Skënder Gjinushi.

Presidenti Meta nuk ka dekretuar këtë vendim. Ndërkohë pedagogu dhe akademiku Artan Fuga është shprehur se ky vendim është akt jo ligjor.

“Vendimi për Gjinushi, është akt joligjor. Është uzurpim publik i Akademisë. Meta nuk e ka dekretuar.”

Ndërsa, Gjinushi u pyet nga gazetarët edhe për akuzat e forta të akademikut Artan Fuga, i cili deklaroi sot se mbledhja me dyer të mbyllura është një uzurpim i akademisë. Gjinushi nuk kurseu as ironisë, duke theksuar se për zgjedhjen e tij nuk votuan njerëzit mediokër.

Më tej Gjinushi u ndal edhe tek Presidenti Ilir Meta, i cili nuk e dekretoi këtë të fundit si kryetar të ASH.

“Shumë mirë ndihem që tregon qartë se nuk u soll vullneti i politikës në ASH. Edhe presidenti u bë palë me këto segmente. Kuvendi i dha ligjërisht të drejtë ASH. 43 vota akademikësh vlejnë më shumë se firma e një presidenti. Ilir Meta e di shumë mirë arsyen, se shkakun që gjeti nuk qendron”, tha ai, ndërsa më tej komentoi edhe akuzën tjetër të Artan Fugës se do e çojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese, pasi e cilësoi shkelje të rëndë.

“Avokat, Meta ka marrë Fugën për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese. Kjo është fatkeqësi që bie viktima e faktorëve të caktuar. Akademia del mbi konfliktin e ditës, ne nuk kemi gjë me presidentin, respektojmë ligjin. Jam anëtar i akademisë që prej 1989. Pa lindur ju, unë isha pjesë e akademisë”, përfundoi Gjinushi.




Shtuar më 18/10/2019, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori