Gjinushi kryetar i ASH, 17 vota të paligjshme
Ditën e djeshme, Skënder Gjinushi është zgjedhur kryetar i Akademisë së shkencave, i vetmi që kishte shpallur kandidaturën për këtë post.

Ai ariti të merte kreun e ASH duke numëruar 35 vota nga 43 pjesmarrës në total.

Gjashtë të tjerë ishin kundër ndërsa dy abstenuan.
Por ligji në fuqi nuk u njeh votën e akademikëve mbi 75 vjeç.
Bëhet fjalë për 15 akademikë të cilët kanë kaluar moshën e vendosur me ligj.

Gjithashtu, bazuar në nenin 6 të ligjit, sipas të cilit janë zhvilluar zgjedhjet, mandati i një anëtari të Akademisë së Shkencave bie ndesh me funksione drejtuese në parti politike. Këtë të fundit e shkelin dy prej tyre, duke e çuar kështu në 17 numrin e votave të jashtëligjshme.
Skënder Gjinushi, zgjedhjen midis Akademisë e Kryesisë së një partie politike duhet ta kishte bërë me kohë.

Dje, 11 akademikë, mes të cilëve Ismail Kadare, Anastas Angjeli, Arian Durrësi, Bahri Beci, Jani Thomai, Efigjeni Kongjika, Marenglen Verli, Kosta Barjaba etj., zgjodhën ta jepnin votën e tyre në zarf, përmes postës, kjo është një tjetër çudi që ndodhi ditën e djeshme.

AKADEMIKËT QË VOTUAN

Aurela Anastasi
Anastas Angjeli funk. politik
Kosta Bajraba
Apollon Baçe mbi 75 vjeç
Gudar Beqiraj
Salvator Bushati
Floresha Dado
Albert Doja
Neki Frashëri
Nazmi Gruda
Skënder Gjinushi funk. politik
Jorgan Kaçani
Adnan Kastrati
Anesti Kondili mbi 75 vjeç
Efgjeni Kongjika
Fatos Kongoli
Rexhep Mejdani
Arben Merkoçi
Beqir Meta
Petraq Petro
Edmond Pinguli
Bashkim Resuli mbi 75 vjeç

Xhevahir Spahiu
Vasil.S Tole
Jani Vangjeli
Merenglen Verli
Floran Vila mbi 75 vjeç
Besim Elezi
Muzafer Korkuti
Arian Durrësi
Ilirian Malollari
Gjovalin Shkurtaj mbi 75 vjeç
Shaban Sinani
Nestor Thereska
Bahri Beci mbi 75 vjeç
Bardhyl Golemi mbi 75 vjeç
Dhimitër Haxhimihali mbi 75 vjeç
Ismail Kadare mbi 75 vjeç
Ethem Likaj mbi 75 vjeç
Luan Omari mbi 75 vjeç
Emin Riza mbi 75 vjeç
Jani Thomai mbi 75 vjeç
Mark Tirta mbi 75 vjeç
Shtuar më 25/05/2019, ora 08:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori