Gjinushi doli nga studioja pas sherrit, Salianji: U ndjeva sikur e nxorra nga politika
Pëlqej
Deputeti Ervin Salianji ka patur një debat në televizion me kryetarin e Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushin ku diskutimi arriti në një cast që u thyen barrierat etike.

Ishte Gjinushi ai që u ngrit nga karrigia për tu larguar nga studio, ndërsa moderatorja ndërhyri duke kaluar në publicitet për të qetësuar gjendjen.

I ftuar në “Mos i fol Shoferit” nga Rudina Dembacaj, ai nuk mund ti shpëtonte kësaj pyetje. Moderatorja e pyeti për ndjesinë kur nxorri Gjinushin nga studio, por Salianji mbajti notat e humorit duke i thënë: “Si u ndjeve ti kur desh më nxore mua nga taksia tani të kërkoja taksi tjetër kur pashë që kishte nuse?”

Kur Rudina i tha se u ndje mirë, deputeti tregoi se për të ishte ndjenjë e mirë.

“U ndjeva mirë kur u cua nga emisioni se gjithë kontributi që unë përpiqem të jap është që ne duhet si shoqëri të kemi raport tjetër me politikën dhe njerëzit e përfshirë në politikë. Ky personazhi që thoni juve ka 27 vjet vetëm në demokraci, edhe disa herë ministër në kohën e komunizmit. Ka pothuajse 40-50 vjet dhe nuk i eshte shqitur këtij vendi duke i marrë apo duke i thithur gjakun.

Pse nuk paska ky vend njerëz të rinj që mund të kontribuojnë? Nëse nuk ke kontribut, ik. Dhe kur e pashë që doli mu duk sikur e nxorra nga politika dhe në fakt ai nuk ka fituar zgjedhjet. Me argument e nxora nga emisioni, jo me forcë,” – përfundoi ai.
Shtuar më 07/10/2017, ora 22:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori