Mëngjesin e sotëm,
gjimnazit Sami Frashërit i është vënë
shiriti i sigurisë pasi ka
dëmtime që duhen parë me kujdes dhe rikonstruktuar.
Sipas informacioneve parapake, shkolla ka
dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit dhe në të nuk mund të zhvillohet mësim pa ndërhyrje.
Rikonstruksioni i saj është bërë në korrik të 2018, por duket se ka qenë i pjesshëm.
Rreth 1000 nxënës të kësaj shkolle nuk dihet se ku do të vijojnë mësimin pas ditës së hënë dhe për këtë arsye sot në 10:00 stafi akademik do të zhvillojë një mbledhje për të marrë një vendim për këtë çështje.
Shtuar më 04/12/2019,
ora 09:57