E FUNDIT/ Lëkundet përsëri vendi, mësoni epiqendrën
Gjilanasit i plasi goma në rrugën e Kombit: Kosovarët e injoruan, por polici i Shqipërisë i pagoi edhe kostot

Adnan Arifi, nga Gjilani, derisa ishte duke kaluar në rrugën e Kombit së bashku me familjen e tij, i kishte plasur goma e makinës duke bërë që të ndalonte në krah të rrugës.

Por, pavarësisht se ai së bashku me familjen kishte mbetur në rrugë, asnjë nga ata që kalonin këtë rrugë nuk ndalonin për t’i ndihmuar.

Ai ka treguar për Telegrafin, se shumë makina me targa të Kosovës as që morën mundimin se paku ta pyesin se si mund t’i ndihmonin.

“Shumë vetura kaluan, askush nuk më ndihmoj, madje ishin me targa të Kosovës. Por, në ndërkohë një veturë e Policisë Shqiptare, derisa po kalonin në krahun tjetër të rrugës, e panë në gjendjen çfarë ishim, me erdhën me ndihmuan duke e dërguar veturën të gomisteri më i afërt që ishte aty. Madje, Shefi i Policisë së Lezhës, Gjin Bushgjokaj, përveç ndihmës teknike, nuk me la të paguaj as për rregullimin e gomës”, ka sqaruar Arifi.

Ai më tutje ka thënë se është befasuar këndshëm nga ndihma dhe gatishmëria e treguar nga policia shqiptare për të, duke shtuar se zakonisht lajmet për përvojat e shqiptarëve të Kosovës me policët e Shqipërisë nuk janë pozitive.

Fillimisht rasti u publikua te grupi në Facebook, Marakli t’Kerreve, ku komentet pozitive për policin nga Shqipëria ishin të shumta, duke shpresuar gjithmonë që dashuria, respekti dhe bashkpunimi mes shqiptarëve të rritet gjithmonë e më shumë.
Shtuar më 24/08/2019, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori