Gjiknuri paralajmëron: Keni 15 ditë kohë, do hiqen të gjitha
Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri ka deklaruar këtë mëngjes nga mbikalimi i Shkozetit se çdo objekt i paligjshëm do të hiqet nga rruga.

Pas një inspektimi në këtë zonë, Gjiknuri ka folur për një operacion për pastrimin e akseve rrugore kombëtare.

Ministri Gjiknuri u shpreh se do të hiqen njësitë tregtare dhe tabelat e reklamave, si dhe do të zbatohet me rigorozitet përcaktimi i Kodit Rrugor.

“Keni 15 ditë kohë t’i hiqni vullnetarisht, në përfundim të afatit do të ndërhyhet në terren”, është shprehur ministri Gjiknuri.

Gjithashtu ministri bëri me dije se operacioni do të bëhet në disa faza. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2017, ora 10:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori