Gjiknuri: Jam gati të heq dorë nga posti
Nëse PD merr pjesë në komisionin e Reformës Zgjedhore dhe nëse e njeh atë, Damian Gjiknuri thotë se është i gatshëm të rishikojë pozicionin e tij si bashkëkryetar.

"E mira është që PD të ketë një vend në Komisionin për Reformën zgjedhore. Prandaj po e them, nëse vijnë, e njohin këtë komision, kontribuojnë në këtë pozicion unë jam i gatshëm të rishikoj pozicionin tim pasi të komunikoj me kryetarin e partisë sime, sepse kjo është pjesë e një pakete politike", tha Gjiknuri.

Më tej Gjiknuri shtoi se ai nuk ka ndonjë merak sepse kemi të bëjmë me një kompromis të madh. Por është jashtë kulturës politike, nuk ndodh në asnjë vend të botës të kushtëzosh palën tjetër në pjesëmarrje në negociata.


Shtuar më 19/09/2019, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori