Gjiknuri ftesë PD-së për të mbrojtur demokracinë, si reagoi opozita
Damian Gjiknuri, në cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Zgjedhore i ka dërguar një ftesë Ivi Kasos nga PD për të marrë pjes në tryezën për Reformën që zhvillohet gjatë ditës së nesërme.

“Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore do të zhvillojë një mbledhje ditën e enjte, datë 10 tetor 2019, në orën 10:00, me rend dite:

”Diskutimi mbi ecurinë e axhendës së punës së komisionit dhe konkluzionet e tryezës së organizuar nga OSBE, më datë 25 shtator mbi sistemin zgjedhor” Bashkëlidhur po Ju nis minutat e konferencës “Të mohuar nga sistemi: ndërtimi i një sistemi gjithëpërfshirës për të mbrojtur demokracin디, thuhet në ftesën e Gjiknurit, bërë publike dhe për mediat.

Përgjigja nga PD-ja nuk ka munguar, por ka qenë refuzuese. “I qëndrojmë deklarimit publik që kemi bërë në tryezën e organizuar nga OSBE”, tha Gazment Bardhi, por pa dhënë detaje rreth aksionit të mëtejshëm që do të ndërmarrë opozita.

Shtuar më 09/10/2019, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori