Gjesti i turpshëm, infermieri shqiptar i zbraz llogarinë bankare të moshuarit që vdiq nga COVID-19
Në një kohë kur COVID-19 po i merr jetën shumë pacientëve në botë, një infermier shqiptar ka gjetur kohën të bëjë një gjest aspak të mirë.

Ai i ka vjedhur portofolin burrit që u shtrua në spital në Itali me koronavirus dhe i ka zbrazur llogarinë bankare në pak kohë.

Bëhet fjalë për një infermier 41-vjeçar, nga Shqipëria, i cili tani po hetohet në gjendje të lirë së bashku me të dashurën e tij 21-vjeçare.

Ai i ka vjedhur në muajin mars portofolin një pacienti të moshuar me Covid-19. Sipas mediave italiane, më 13 Mars, i moshuari, një 66-vjeçar nga Cividate al Piano (Bergamo), u shtrua në spital në zonën e Bergamos me simptoma të koronavirusit.

Infermieri, me banim në Boltiere (Bergamo), me ndihmën e të dashurës së tij vodhi portofolin e burrit të moshuar, duke shpenzuar një shifër prej 6 mijë euro nga karta e tij e kreditit.

66-vjeçari u përkeqësua në 18 mars dhe vdiq në repartin e kujdesit intensiv në 18 prill.

Hetimet identifikuan autorët.

Shtuar më 07/08/2020, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori