Gjermeni: Turizmi, urë lidhëse mes vendeve
Për ministren Gjermeni, turizmi shërben si një urë lidhëse mes vendeve. Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit si dhe Organizata Botërore e Turizmit, zhvilluan sot një konferencë për zhvillimin e këtij sektori.

Gjatë fjalës së saj në këtë konferencë, Eglantina Gjermeni nënvizoi se turizmi është një urë lidhëse mes vendeve. Sipas saj, ky sektor duhet të zhvillohet gjatë gjithë vitit. “Turizmi jep ndikim në rritjen ekonomike. Ne e vlerësojmë bashkëpunimin”, shtoi ajo. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2014, ora 11:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori