Gjermania zgjeron "listën e kuqe", këto vende janë me rrezikshmëri të lartë nga COVID-19
Gjermania ka zgjeruar listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë ndaj koronavirusit me njëmbëdhjetë rajone të tjera të Bashkimit Europian.

Përveç se i shpalli si të rrezikshme, qeveria rekomandoi qytetarët gjermanë të heqin dorë nga udhëtimet që nuk janë me të vërtetë të nevojshme.

Lista përfshin rajone dhe qytete nga vendet fqinje: Danimarka, Franca, Austria, Republika Çeke dhe Holanda. Budapesti ku sonte luhet ndeshja e Super Kupës midis Bayern dhe Sevilla, është gjithashtu në “listën e kuqe”.

Për momentin, lista gjermane e rajoneve ku ekziston një rrezik i rritur i infektimit përfshin gjithsej 11 nga 27 vende të Bashkimit Europian. Që nga e mërkura, rajonet e Danimarkës, Portugalisë, Irlandës dhe Sllovenisë janë futur në listë.

Kriteri kryesor, por jo i vetmi për vendosjen e një rajoni në listën e destinacioneve të rrezikshme është rritja e numrit të rasteve të reja korona në më shumë se 50 infeksione për 100,000 banorë në shtatë ditët e fundit.
Shtuar më 24/09/2020, ora 16:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori