E FUNDIT/ Makina përplas tre fëmijë që po shkonin në shkollë
Gjermania voton për Shqipërinë, çfarë pritet të ndodhë sot në Bundestag
Bundestagu gjerman pritet të zhvillojë sot debatin përsa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Pas diskutimeve, pritet votimi që do të japë Gjermania, nëse do të pranojë që vendit tonë ti vendosen 9 kushte para se ti hapen negociatat.

Debati pritet të mbahet për rreth gjysmë ore mbi dy propozime të grupeve parlamentare të koalicionit të CDU / CSU dhe SPD:

1. Për Marrëveshjen mes Bundestagut me Qeverinë Federale për aplikimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe rekomandimin e Komisionit Evropian dhe Hoher Përfaqësues i 29 majit 2019 për hapjen e negociatavepranimit ‘(19/13508)
2. Marrëveshja mes Bundestagut dhe Qeverisë Federale për kërkesën për anëtarësim të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe rekomandimin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesit të Lartë të 29 maj 2019 për hapjen e negociatavepranimit ‘(19/13509).

Për negociatat e pranimit me Shqipërinë, ekziston gjithashtu një kërkesë nga Grupi FDP (19/13518). Propozimet u votuan më pas direkt pas diskutimit, si dhe një ndryshim nga Aleanca 90 / Të Gjelbrit (19/13576), ku sipas përfaqësuesit të tyre Shqipëria duhet të marrë miratim për çeljen e neegociatave dhe të mos mbahet më zvarë.

Për Maqedoninë e Veriut rekomandohet hapja e pakushtëzuar e negociatave.

Për Shqipërinë propozimi i CDU/CSU dhe SPD për 9 kushtet dhe hapjen e negociatave pas verifikimit të plotësimit të kushteve nga Shqipëria.


Shtuar më 26/09/2019, ora 09:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori