Gjermania thirrje para zgjedhjeve: Të ngrihet Gjykata Kushtetuese
Lidhur me situatën politike në Shqipëri ka reaguar edhe shteti gjerman ku nëpërmjet ambasadores Susanne Schüt, i është bërë thirrje palëve që të mos shkaktojnë dhunë gjatë procesit zgjedhor, të djelën e 30 Qershorit.

Ambasadorja është shprehur se Gjermania ka sjellë vëzhgues specifikë për këtë rast.

Më tej Schüt shtoi se ccështjet e mbetur pezull duhet të kalojnë në Gjykatë Kushtetuese, e cila duhet të kthehet në funksion sa më shpejt të jetë e mundur.

Fjala e ambasadores

"Duke patur parasysh zgjedhjet vendore të ditës së diel, datë 30 qershor, u bëj thirrje të gjitha palëve të kontribuojnë në mënyrë aktive që të pengojnë çdo formë dhune. Është me rëndësi vendimtare, që zgjedhjet të zhvillohen të lira. Në këtë kontekst ky është një obligim i veçantë i partive opozitare. Gjermania ka sjellë në Shqipëri vëzhgues, që do të vëzhgojnë proceset në kuadër të misionit të pavarur të OSBE-/ODIHR-it.Të gjitha palët duhet të tregojnë tani gatishmëri për dialog dhe të marrin përgjegjësitë e tyre për vendin duke patur parasysh edhe situatën pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Akuzat, që u referohen akteve eventualisht kriminale në kuadrin e zgjedhjeve të shkuara, duhet të sqarohen në mënyrë të menjëhershme nga agjensitë e zbatimit të ligjit sipas legjislaciont në fuqi. Për sqarimin e çështjeve të së drejtës kushtetuese të mbetura pezull deri më tani rëndësi vendimtare ka rivendosja e shpejtë në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese", shkruan Schüt.

Shtuar më 28/06/2019, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori