TRONDITËSE/ Lushnje, djali godet më sëpatë babain
Gjermania thirrje palëve shqiptare: Parlamenti është i shenjtë, nuk është pazar
Grupi i deputetëve të Bundestagut gjerman ndodhet në Shqipëri ku mbi të gjitha ka diskutuar lidhur me gjendjen politike aktuale në vend. Josip Juratovic u shpreh se Parlamenti është diccka e shenjtë, nuk mund të konsiderohet pazar. Mund të protestohet por jo në mënyra të dhunshme e duke hedhur tymuese.

Josip Juratovic: "Procesi zgjedhor është proces konkurimi dhe unë pres që partitë të marrin pjesë në këtë proces. Kam bindjen personale se populli shqiptar e di mirë se çfarë dëshiron. Populli shqiptar kërkon ndoshta dicka tjetër, kërkon vende pune më të mira, shëndetësi më të mirë, infrastrukturë më të mirë. Unë mund ta përfytyroj mjaft mirë si një burrë i moshës time këtu vuan vërtet kur shikon si fëmija i tij është i detyruar për këto arsye të braktisë vendin. Dhe më duhet të them që politika dhe partitë politike do të duhej të përballeshin me këto gjëra dhe do të marrin kësisoj dhe respektin e popullit. Detyra e politikës është të përballen me këto cështje dhe të mos përdorin tymosëset në rrugë për të realizuar qëllimet e tyre."

Parlamenti nuk është pazar

Juratovic kritikoi opoziten per vendimine saj per bojkotimin e parlamentit.

Josip Juratovic: Në një moment apo një tjetër gjithkush është i lirë të bëjë demonstrata apo protesta, por bojkotimi i parlamentit do të thotë bojkotim i demokracisë. E thënë thjesht për mua parlamenti ka të njëjën shenjtëri si Kisha. Nuk është pazar. Kam përshtypjen që është shndërrar në një sport të dashur për shqiptarët, nëse nuk je dakord atëherë po bojkotoj."

Për zgjedhjet të respektohet Kushtetuta

Josip Juratovic:"Kushtetuta është baza e një shteti. Të paktën në Gjermani është kështu. Nëse Kushtetuta parashesh që zgjedhjet do të duhen të zhvillohen në një moment të caktuar kohor duhet të zhvillohen në këtë moment kohor. Nëse kjo është krizë politike apo kjo do e tregojë koha por kjo situatë do ndikojë në vendimin për integrimin e BE. Duhet të flasim hapur si europianë. Jo të gjithë europianët janë entuziastë për zgjerimin e BE-së"
Shtuar më 12/06/2019, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori