Gjermania e Belgjika nën ''kthetrat'' e COVID 19, qindra viktima e mijëra të prekur
Koronavirusi nuk ka kursyer as Gjermaninë, Belgjikën dhe as Holandën. Edhe në këto vende ka një rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19.

Në Gjermani numërohen 58.500 të prekur, ndërsa të vdekur janë 455 persona.

Ndërkohë, qeveria gjermane ka urdhëruar zbatimin e masave sociale si ruajtja e distancës fizike kudo në vend. Për një afat kohor dy javor është e ndaluar të takosh më shumë se një person në ditë që nuk i përket familjes.

Edhe në Belgjikë janë regjistruar 10.836 persona të infektuar me COVID-19 nga ku 431 janë humbur jetën. Vetëm në 24 orët e fundit janë infektuar 1.702 persona.

Ndërkohë, në Holandë ka mbi 10 mijë të infektuar, nga të cilët 1.104 janë regjistruar vetëm në 24 orët e fundit. Edhe numri i të vdekurve është rritur duke shkuar në 771, 132 më shumë se një ditë më parë. Ndërsa të shtruar në spital janë 3483 persona.


Shtuar më 29/03/2020, ora 19:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori