Gjermani, aksidentohet autobusi nga Kosova, s'ka viktima
Akulli i ka bërë të rrezikshme rrugët gjermane dhe për këtë fakt fajësohet një aksident në autostradën kryesore ku u lënduan 30 vetë, katër prej tyre seriozisht. Një autobus që vinte nga Kosova, ka rrëshqitur dhe është goditur nga një kamion italian mëngjesin e sotëm në autostradën afër qytetit Augsburg.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia DPA. Policia tha se shoferi i autobusit ishte përpjekur shumë për të shmangur përplasjen e dy automjeteve.

Autostrada ku nodhi aksidenti, lidh qytetet Shtutgart dhe Mynih. Ndërkaq në mbarë Gjermaninë raportohen qindra aksidente rrugore si pasojë e ngricave. (rel)
Shtuar më 06/01/2011, ora 12:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori