Gjeniu i Ramës bëhet lëmsh me fjalët e Naimit (VIDEO)
Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, i pranishëm në Samitin e II të Diasporës ka mbajtyur fjalën teksa ka dhënë çmimin “Diaspora dhe angazhimi publik”.

Por ai u mposht nga emocionet dhe madje ngatërroi edhe rreshtat e poezië.

Ja fjala që mbajti Cakaj, ndërsa u bë "lëmsh" me vargjet e Naimit:

Është ndjenjë krenari e veçantë ta shohësh Diasporën shqiptare të bashkëmbledhur këtu në shqipëri, dhe për më tepër në Shqipërinë që sot vlerëson punën e çmuar që ju bëni për vendin dhe kontributin e vyer që ju jepni për botën.

Teksa pashë emrin e Naim Frashërit lart, natyrshëm më erdhën ndërmend disa nga vargjet e tij, kur nga largësia përshkruan mallin që ndiente për vendin e tij. Dhe nëse nuk gaboj, afërsisht ato janë kështu:

Atje lind dielli i gëzuar, dhe ha… atje dielli është i gëzuarAtje di… atje dielli është lind i gëzuar dhe hëna e buzëqeshur… (Duartrokitje në sallë për t’i larguar emocionet) Të lutem! Fat i madh e mirësi, atë vend e ka mbuluar. Atje nata është një tjetër natë dhe dita është një tjetër ditë”.

Por sërish ministri më i lexuar i Ramës u ngatërrua, se në realitet vargjet janë:

Atje lint diell’ i qeshur edhe hëna e gëzuar,

Fat’ i bardh’ e mirësija në atë vënt janë mbluar;

Nat’atje’shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,”

Më pas ai dha çmimin për të cilin doli në skenë.

Rama u shpreh vetëm pak kohë më parë se Cakaj është një ndër njerëzit më të lexuar dhe 1000 më i ditur se Meta. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2019, ora 22:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori