Ku të mësoni LIVE rezultatin e zgjedhjeve për çdo kuti!

Gati dy milionë shqiptarë janë thirrur sot në qendrat e votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj të bashkive si edhe anëtarët e këshillave bashkiakë. Deri më tani (ora 12:00) raportohet pëer një pjesëmarrje të ulët në zgjedhje, ku kanë pëerdorur të drejtën e tyre rreth 19% e qytetarëve, ndërsa raportohen probleme të theksuara me identifikimin elektronik të zgjedhësve.

Ndiqni LIVE çfarë po ndodh në të gjithë Shqipërinë

Zgjedhjet do të zgjasin 12 orë, kur qytetarët kanë nisur të hedhin votën e tyre që nga ora 07:00 e mëngjesit dhe pritet që kutitë të mbyllen në orën 19:00.

Fill pas mbylljes së kutive do të nisë administrimi i tyre dhe numërimi i votave për kryetarin e bashkisë.

AlbEu do të ndjekë në maratonë procesin e numërimit duke raportuar mbi çdo bashki LIVE për rezultatin e çdo kutije që do të hapet.

Qendroni me ne fill pas mbylljes dhe kutive për të mësuar LIVE rezultatin e tyre! /albeu.com


Shtuar 14.05.2023 19:45