Gjendet prej 1 000 vitesh aty, shkencëtarët bëjnë zbulimin e rrallë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Arkeologët po bëhen gati të bëjnë një ndër zbulimet më të rralla në histori.

Bëhet fjalë për një anije të hershme vikinge, e cila ndodhet gjysmë metri në thellësi të tokës, shkruan Albeu.com.

Anija është konstatuar në një varr viking në Norvegji dhe shumë shpejt do të fillojnë gërmimet pasi u krye edhe një inspektim me mjete të teknologjisë së lartë të pozicionimit të saj nën tokë (shiko foton).

Mendohet se anija ndodhet aty prej më shumë se 1 000 vitesh dhe arkeologët synojnë të bëjne zbulime të rendësishme prej saj në lidhje me jetën e fiseve që ndryshuan rrjedhën e historisë gjatë fillimit të Mesjetës në Europë. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2018, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori