Gjendet pas dy vitesh skeleti i magjistarit rus i lidhur me pranga në mes të pyllit
Ivan Klyucharev, 30 vjeç, iluzionisti rus, i quajt me nofkën “Harry Houdini” është gjetur i vdekur në një pyllë të Rusisë rreth 80 milje larg Moskës.

Rrethanat e vdekjes së tij janë misterioze, por ajo që dihet është se Klyucharev vdiq në maj 2017 gjatë një truku magjie. Megjithatë një kamera e gjetur pranë skeletit mund të ndihmojë hetuesit

I riu mund të ketë provuar një truk të ri sepse pesë pako me pranga, tre zinxhirë metali dhe gjashtë jastëk u gjetën gjithashtu në vendin e ngjarjes. Përpjekja për të përsëritur veprat e Houdinit dhe për të filmuar veten kur ai lirohej nga zinxhirët do të përfundonte në tragjedi, por hipoteza e lojës erotike apo e vrasjes nuk përjashtohet nga hetimet e policisë.

Sipas raporteve të Daily Mail, dora e majtë e të riut ishte e lidhur me prangat në një zinxhir të lidhur rreth një peme. Trupi u zbulua nga një burrë, Eduard Karpov, i cili ishte në pyll: “Pashë kafkën ende të mbuluar me një xhup dhe skeleti i tij ishte i mbuluar me gjethe. Ai ishte në listën e personave të zhdukur. Është vërtetuar se njeriu ishte anëtar i një komuniteti që praktikonte aftësitë e mbijetesës në kushte ekstreme. Analiza ligjore u urdhërua për të përcaktuar shkaktarin e saktë të vdekjes”, thanë hetuesit. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2019, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori