Një predhë luftarake është pikasur në bregun e
lumit Mat në afërsi të Klosit. Mësohet se
predha është konstatuar nga një banor i zonës, i cili ka qenë duke mbledhur dru zjarri pranë
lumit.
Më pas ai ka njoftuar policinë lokale, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Sakaq, këta të fundit kanë njoftuar forcat
xheniere të Ministrisë së Mbrojtjes për shkak se
predha ishte me diegore dhe e rrezikshme për të shpërthyer.
Predha është ruajtur nga policia deri në mbërritjen e forcave
xheniere nga Tirana, të cilët kanë bërë shpërthim të kontrolluar të predhës.
Predha dyshohet të ketë ardhur nga tunelet që ndodhen tek ish pazari i vjetër, megjithëse ato janë certifikuar si të pastra 4 vite më parë kur Ministria e Mbrojtjes drejtohej nga Mimi Kodheli.
Shtuar më 22/01/2021,
ora 10:27