Gjendet me kokën e dërrmuar 52-vjeçari në Sarandë, sillet me helikopter në Tiranë
Një ngjarje e rënda raportohet nga Saranda ku një 52-vjeçar ëhstë gjendur me plagë të mëdha në kokë.

Ai është gjetur në aksin rrugor Sarandë-Borsh, pranë fshatit Vollooder.

Shtetasi në fjalë është identifikuar si Nikoll Kola, lindur në Lezhë dhe banues në fshatin Gjashtë, në Sarandë.

Ende nuk dihen shakqet e plagosjes së tij por siç raportohet 52-vjeçari është në gjendje kritkke për jetën për shkak të frakturave që ka në kokë.

Pasi ka marrë ndihmën e parë në Sarandë ai është trasportuar me helikopter drejt Tiranës. /albeu.com/


Shtuar më 04/03/2019, ora 13:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori