Prej katër ditësh i zhdukur, adoleshenti gjendet i mbytur në lumin Vjosa
17-vjeçari">17-vjeçari Matia Rizallari nga Këlcyra, i cili kishte humbur prej 5 ditësh, është gjetur i vdekur.

Trupi i të riut u gjet në lumin Vjosë, pranë urës së Dragotit. Babai i 17-vjeçarit kishte shprehur dyshimet se të birin mund t’ia kishte vrarë një shok i tij.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e vdekjes së të riut.

Megjithatë, që në krye ka pasur dyshime të forta se ai ishte mbytur në Vjosë dhe polombarët e RENEA-s e kanë kërkuar gjatë gjithë kohës në lumë.
Shtuar më 13/06/2019, ora 08:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori