Gjendet i vdekur në rrugë një person i përplasur nga makina
Pëlqej
Një këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet në aksin nacional Vorë – Fushë Krujë.

Dyshohet se qytetari ishte përplasur për vdekje nga një makinë. Viktima është identifikuar me inicialet R.Z. 71 vjeç. Policia thotë se automjeti i dyshuar që ka përplasur këmbësorin është larguar nga vendngjarja.

Njoftimi i policisë

Më datë 11.11.2017, rreth orës 05.40, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën nacionale Vorë -Fushë Krujë, ndodhet një person i shtrirë në tokë.

Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën nacionale Vorë – Fushë Krujë është gjendur i shtrirë në tokë pa shenje jete shtetasi R.Z., 71 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi është aksidentuar nga një mjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Trupi i pa jetë është dërguar në Insitutin e Mjeksisë Ligjore, ku po kryhet eskpertiza mjeko-ligjore.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit. /albeu.com/













Shtuar më 11/12/2017, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori