Shpërthen Conte: Nëse nuk ju pëlqen presioni, shkoni në shtrat me çaj dhe biskota

Antonio Conte pranon se presioni është pjesë e punës së tij të përditshme:

“Unë mendoj se puna jonë sjell shumë stres, jo vetëm për mua, por për të gjithë trajnerët”.

Vazhdon kështu trajneri i Spurs, i cili do të tentojë t’i rikthehet suksesit ndaj Wolves ndeshjen e vlefshme për ndeshjen e 25-të të Premierligës:

“Për të vazhduar, duhet ta përballosh këtë stres çdo ditë. Mendoj se është normale për ne dhe nëse nuk do presion, kjo punë nuk është për ty. Duhet të rrish në shtëpi, në shtrat, të pish në heshtje një çaj të mirë me biskota”. /albeu.com/


Shtuar 12.02.2022 22:10