Gjëndet i vdekur drejtori i "Carrefour” në Tiranë
Drejtori i hipermarketit “CarrefourXavier Thibonet është gjetur i vdekur gjate paradites se sotme në banesën e tij në Tiranë. Sipas burimeve të policisë 42-vjeçari u gjet i varur në banesën e tij në rrugën Pjetër Budi në kryeqytet, ku jetonte prej pak kohësh.

Xavier Thibonet drejtonte një prej rrjeteve më të mëdha në rajon në tregetimin e produkteve ushqimore në vend. I inaguruar pak ditë më parë hipermarketi “Carrefour” i vendosur në një ndërtese pranë TEG-ut hapi i dyert për qytetarët shqiptarë pak ditë më parë.

Policia ben te ditur se po heton shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që dyshohet se 42-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me një rrip. /albeu.com/
Shtuar më 03/12/2011, ora 14:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori