Aksident me pasojë vdekjen në Shijak

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shijak.

Në vendin e quajtur “Katër rrugët e Shijakut”, mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë.

Kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në policia pas kapjes nga blutë e Durrësit, pasi pas aksidentit u arratis.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:15, në fshatin Rreth, Shijak, një automjet me drejtues shtetasin N. D., 31 vjeç, ka përplasur shtetasin H. H., 32 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja.

Shërbimet e Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve bënë të mundur lokalizimi dhe kapja e autorit, bllokimin e automjetit dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Shijak, të shtetasit N. D., 31 vjeç, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të aksidentit.