Gjendet 12-vjeçarja e humbur në Durrës
Policia e Durrësit ka njoftuar se është gjetur vajza 12-vjeçari që u raportua e zhdukur.

E mitura mësohet se është gjetur në afërsi të Pallatit të Sportit “Ramazan Njala” në Durrës.

Sipas të dhënave vajza është gjetur nga një qytetare dhe kanë njoftuar policinë pasi kishin parë njoftimin.

Vajza është derguar në banesën e saj, ndeërsa dy inspektorë policie kanë shkuar në banesën e familjes për të pyetur vajzën se përse ishte larguar pa lënë asnjë gjurmë nga shtëpia.

Vajza e vogël ishte larguar nga banesa prej orës 13:30 të 8 marsit 2019 dhe ishte nëna e saj që bëri denoncimin në policinë e Durrësit./albeu.com/
Shtuar më 09/03/2019, ora 15:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori